Download Historia e Intitucioneve Juridiko - Pyetje PDF

TitleHistoria e Intitucioneve Juridiko - Pyetje
File Size247.8 KB
Total Pages18
Document Text Contents
Page 1

Historia e intitucioneve juridiko-historike

1. Cila shkencë ndihmëse historike merret me studimin e shkrimeve të vjetra?

-Shkenca ndihmëse e historisë e cila merret me studimin e shkrimeve të vjetra quhet:

PALEOGRAFI



2. Cilat janë shkencat tjera ndihmëse historike ?

1. Kronologjia ( studion kohën dhe datat historike)

2. Paleografia ( shkrimet e vjetra)

3. Hartografia ( Hartat historike)

4. Diplomatika ( diplomave, bulave, kartëdhuresave etj)

5. Heraldika ( stemat, dhe shenjat shtetërore)

6. Numizmatika ( monedha, medalje )

7. Gjenaologjia (fiseve ,brezave , familjeve , dinastive)



3. Epet e Homerit ,,Iliada dhe Odisea” janë burime te rëndësishme për njohjen e Greqisë

antike?

-Për periudhën e Heronjve shek XII- IX p. e. se re.



4 Shkollat juridike janë :

a) Shkolla e Glosatorëve ( shek 11-13) Irnerius, Acursius etj.

b) Shkolla e Postglosatorëve ( shek 13-16) Cinus , Bartolus , Baldus etj.

c) Shkolla e juristëve elegantë ( shek 16-17) Alcijat, Kyzha, Dono , Bolden

d) Shkolla e të drejtës natyrale ( shek 17-18) Hugo Grotius,Hobsi, Loku, Monteskije , Volteri etj,

e) Shkolla historike e së drejtës ( shek 18-19) Fihte , Tibo , Savinji etj.



5. Çka është GLOSSA ( shkolla e glosatorëve )

Kah fundi i shekullit XI juristët në Italinë Veriore themeluan shkollën juridike ku studionin

,,Korpus Jurisin” ( Kodifikimin e Justinianit) , duke shënuar ndërmjet rreshtave komente

DIGESTAT, shpjegime apo vërejtje të cilat shënime quheshin GLOSSA andaj edhe këta quheshin

Glosatorë

( shkolla e glosatorëve).



6. Cila nga shkollat juridike konsideronte se:

“ pa histori , shkenca juridike është e verbër”

-Shkolla e Juristëve Elegant.



7. Cilat nga shkencat ndihmëse historike merret me studimin e prejardhjes së fiseve brezave ,

familjeve dinastive e të ngjashme;

- GJENEALOGJIA



8. Lajbnici thoshte se nga historia kërkojmë tri gjera: Cilat janë ato:

Page 9

- E drejta e detyrimeve ( kontrata e shitblerjes)

- E drejta familjare (e drejta e mundiumit)

- E drejta penale ( vetëgjykimi , hakmarrja , përgjegjësia kolektive etj).



50. Në të drejtën familjare në shtetin e frankëve në periudhën e feudalizmit të hershëm zoti I

shtëpisë kishte të drejtën e mundiumit. Çka kuptoni me të?

-I zoti i shtëpisë kishte të drejtën e MUNDIUMIT dmth ai kishte një lloj pushteti mbi anëtarët e

familjes. Meshkujt madhor kishin pushtet mbi meshkujt e mitur ndërsa burrat kishin pushtet

dhe një lloj kujdestarie mbi gratë.



Kalifati arab



51. Kur filluan të krijohen qytetet e para - karakteristikat?

-Ne shek. V-VI u krijuan qytete siç janë; MEKA, JETRIBI ( Medina), TAIFI , JEMENI etj. Në krye

të qytetit ishte sundimtari ( kryetari i fisit).



52. Kush ishte MUHAMEDI?

- Ai ishte predikuesi i islamizmit , profet dhe themeluesi i shtetit arab. Ai u lind në vitin 570 dhe

vdiq me 632. Ai u largua nga Meka në Medinë.

Ai ka përpiluar dhe miratuar një shkresë ( KITAP) e cila më vonë njihet si KARTA E Medinës e

cila paraqet kushtetutën e parë të shkruar në botë .

Muhamedi ishte udhëheqës shpirtëror , shtetëror , politik dhe ushtarak , sundimtar dhe i njihej

edhe e drejta e gjyqtarit suprem. Gjatë sundimit të Muhamedit gati se e tërë Arabia ra nën

sundimit e tij. Pas vdekjes së tij , si kalif të parë erdhën EBU BEKRI ( 632-634), OMERI ( 634-

644), Osmani , Aliu,etj.



53. Në shtetin arab popullsia ndahej në këto kategori:

1. Kategori I – Myslimanët e lirë arab

2. Kategori II- Mavalët ( që kanë pranuar islamin)

3. Kategori III – Zimijët ( hebrejt , zoraastritet, etj).

4. Kategoria IV - Skllevërit



54. Kush ishte në krye të shtetit?

Në krye të shtetit qëndronte KALIFI. Fjala kalif ka kuptimin e trashëgimtarit, zëvendësuesit dhe

përfaqësuesit të profetit. Përveç kalifit ndër organet tjera shtetërore ishte edhe Kuvendi i

Sheikëve i quajtur SHURA.

Pas kalifit ishte VEZIRI ( Kryeministri). Administrata ishte e ndarë

në resorë apo DIVANE ( ministri).



55. Në kalifatin arab njësia më e madhe administrativo – territoriale dhe ushtarake quhej –

EMIRATI në krye të saj qëndronte EMIRI I cili njëherit ishte edhe mëkëmbës I kalifit dhe kishte

Page 10

këto funksione:

-Pushtetin më të lartë administrativo-politik

-Komandant suprem i ushtrisë së Emiratit.



56. Në kalifatin arab kanë sunduar dy dinasti. Cilat janë ato:

1. Dinastia e OMAJADëVE ( deri ne vitin 750)

2. Dinastia e ABASIDëVE ( 750 – 1258).



Bizanti



57. Si u formua perandoria BIZANTINE ?

Në vitin 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë ; Perandoria Romake Perëndimore dhe

Perandoria Romake Lindore. Pjesa perëndimore u shkatërrua ne vitin 476 nga barbarët , ndërsa

pjesa lindore qëndroi plot edhe 1000 vjet deri ne vitin 1453. Perandori Konstantin i Madh ne

vitin 324 urdhëroi që të ndërtohet kryeqyteti i ri në gjirin e Bosforit , i cili në vitin 330 u bart

kryeqyteti i Perandorisë Romake Unike në KONSTATINOPOLIS ( Stambolli i sotëm ). Kjo

perandori quhet edhe Perandoria Bizantine pasi që u ndërtua mbi themelet e qytetit Bizantion (

qytet-shtet helen) . Bizantinasit vetën e quanin ROMEJ ndërsa shtetin e tyre PERANDORIA

ROMEJE.



58. Çka ishte Ligji Agrar ,, NOMOS GEORGIKOS” në Bizant ?

Ky ligj ishte ndër aktet më të rëndësishme me të cilat shteti i mbronte pronat e imta dhe

fshatarët e lirë. Është nxjerr në fillimi të shek VIII nga Justiniani II. Ky ligj mbronte pronën e

luajtshme dhe paluajtshme të fshatarëve të lirë , njihte dhe mbronte komunën fshatare dhe

pronat e saj kolektive si kullosat dhe pyjet.



59. Çka ishte ,,PRONIA „‟ në Bizant ?

Pronia ishte një sipërfaqe e madhe e tokës e banuar me fshatarë gjysmë të lirë

( parikë) , të cilën shteti një njeriu të lirë ia jepte në zotërim dhe shfrytëzim të përjetshëm , pa

të drejtë të tjetërsimit dhe trashëgimit , me kusht që ky person të kryente shërbime shtetërore

e në radhë të parë shërbimin ushtarak.



60. Bizanti përfundimisht u shkatërrua me pushtimin e Konstatinopojës nga turqit osmanlinj ne

vitin :

- 1453



61. Çfarë rregullimi shtetëror kishte Bizanti ?

-Bizanti ka qenë MONARKI AUTOKRATIKE- PERANDORAKE me karakter TEOKRATIK dhe me

centralizim shtetërorë. Deri në shek. VII perandori quhej IMPERATOR, CEZAR , AUGUSTUS etj

ndërsa pas shek VII , quhej BAZILEUS , AUTOKRATOR etj.

-Posti i perandorit nuk ishte formalisht- juridikisht i trashëgueshëm , mirëpo perandorët ia

caktonin vetes një bashkësundimtar ( zakonisht njërin nga djemtë e mitur ) dhe kështu bëhej

Page 17

rregullave udhezuese ose keshilluese me me teper karakter moral se sa juridik.



102.Cilat jane 4 shkollat juridike me te njohura te se drejtes se Sheriatit?

1. HANIFI

2. MALIKI

3. SHAFII

4. HANBELI



103. Perveq burimeve te se drejtes se sheriatit ne perandorine osmane ekzistonte edhe e drejta

laike shtetrore e cila kryesisht perbehej prej:

1. Aktet ligjore te sulltanit ( KANUNE)

2.URF-ADETET ( drejta zakonore).



104. E drejta martesore ?

Karakteristike themelore e marteses ishte POLIGAMIA ( deri ne 4 gra). Njiheshin disa lloje

martesash: martesa e rregullte, martesa me skllaven dhe martesa e perkohshme apo MUTA.

Martesa lidhej ne forme kontrate ne mes dhenderrit dhe babait te vajzes ( me pelqimin edhe te

vajzes) dhe ne prani te dy deshmitareve meshkuj. Dhurata per gruan quhej MEHR. Burri mund

te martohej me gruan te krishtere apo hebraiken por jo edhe me idhujtaren

( politeisten) ndersa femra nuk mund te martohej me jomuslimanin.



105. E drejta trashegimore ?

E drejta e Sheriatit njeh trashigimin ligjor dhe trashigimin testamentar. Bazat e trashigimit ligjor

jane martesa, gjinia e gjakut dhe gjinia civile. Meshkujt trashegojne zakonisht dy here me

shume se femrat e shkalles se njejte te gjakut.



106. Ne te drejten penale te Sheriatit parashihej hakmarrja natyrisht nese nuk arrihej

marreveshja per shpagimin ndermjet kryesit te vepres penale dhe te demtuarit me sakte ne rast

te vrasjes ndermjet vrasesit dhe me te afermeve te te vrarit.

Per vrasjen e gruas paguhej: - Gjysma e qmimit te gjakut.

Per vrasjen e nje te krishteri paguhej: - 1/3 e qmimit te gjakut.

Per vrasjen e nje idhujtari paguhej: - 1/5 e qmimit te gjakut.



107.Denimi me vdekje behej edhe kur behej ?

1. Konvertimi i fese

2. Kryengritje kunder fese dhe islamit

3. Kurveri te gruas



SHTETET LIBERALE DHE BASHKEKOHESE



108. Shteti dhe e drejta liberale dhe bashkekohese periodizohet ne:

1. Periudha e pare ( periudha e liberalizimit borgjez)

Similer Documents